Arkiva

HIGHLIGHT: JOSEPH DIRAND

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Joseph Dirand (lindur më 26 mars 1974) është një arkitekt francez dhe interior designer me qendër në Paris. Pasi bëri punën e tij të parë, ndërsa ishte akoma student, ai themeloi studion e tij të dizajnit në 1999, kur ishte vetëm 25 vjeç, dhe tërhoqi vëmendjen e publikut me ridizajnimin e një apartamenti përballë Place de la Concorde. Pas projektit të dyqanit të ri për Balmain në rue François-Ier, i cili është quajtur “dyqani më i bukur i modës në Paris”, Dirand u bë gradualisht arkitekti i hapësirave të brendshme për kompanitë e modës.

Stili i Dirand është minimalist, shpesh monokromatik; në punët e tij të para ai kryesisht përdorte bardh e zi. Ai thekson linjat e forta, elementet klasike, ndriçimin, materialet e pasura, veçanërisht mermerin dhe detajet që flasin vetë për të sjellë një interier në jetë; megjithatë, ai thotë se projekton “hapësira që janë të gjalla” dhe jo thjesht “hapësira për t’u soditur”. Më vonë Dirand ka përdorur në mënyrë karakteristike pllakat e mermerit në projektet e tij. Në dizajnimin e hapësirave retail, ai kërkon të kuptojë dhe pasqyrojë “historinë” e markës bazuar në imazhet kryesore, zakonisht 20 ndër qindra të tjera nga portofoli fillestar.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”15212″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Joseph Dirand e ka stërvitur syrin që nga fëmijëria, ai di se si të shohë, gjë e cila është një virtyt i rrallë. Ai sheh hapësirën dhe perspektivën e një vendi. Ndjesia e tij për krijimin vjen nga sfondi krijues i familjes së tij dhe me syrin e një skenografi, ai kornizon një volum me saktësi ekstreme. Arkitekti është i ndjeshëm ndaj mënyrës se si luan drita në reliev dhe sipërfaqet e sheshta, ai analizon strukturën, vëren detajet më të vogla, vëzhgon një tërësi të karakteristikave të një materiali dhe vlerëson impaktin e një ngjyre.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15222″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Dirand është i ndjeshëm dhe vizionar, ai e mori në dorë timonin e jetës së tij që në minutën që mbaroi shkollën e arkitekturës Belleville, Paris. Puna e tij e parë, një shtëpi në Indi, u bë projekti i tij i diplomimit. Ai e hapi menjëherë studion e tij, i motivuar nga ambicia për tu shprehur dhe nevoja për të filluar, “krijimi ishte një nevojë”. Ai të bën të mendosh për mësuesit e tij: Le Corbusier për angazhimin e tij, John Pawson për minimalizmin, Peter Zumthor për kohën dhe modestinë, Carlo Scarpa për saktësinë dhe Eero Saarinen për vizionin e tij global. “Unë e dua arkitekturën minimaliste, gjuhën e saktë, të qartë dhe detajet”. Ai i projekton punët e tij si një përpjekje mjedisore dhe arkitekturore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15217″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Angazhimi i pagabueshëm i Dirand ka dhënë frytet e tij. Ai punon vazhdimisht, në projekte të shkallëve të ndryshme. Arkitektura dhe interieret kanë nxjerrë në pah stilin e tij të karakteristik. Cilësia e dizajnit të tij dhe menaxhimi në mënyrë mjeshtërore i hapësirave e kanë bërë atë të qëndrojë “larg turmës” në Francë dhe jashtë saj. “Prekja franceze” e Joseph Dirand, si një arkitekt francez, vlerësohet shumë në vendet ku “art de vivre” ka një rëndësi të madhe. Një sërë hotelesh dhe restorantesh, shtëpi luksoze të modës dhe rezidenca private mbajnë vulën e hijeshisë së tij të pakrahasueshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15215″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Brenda studios, ai i vizaton vetë planet, duke punuar pa pushim në secilin projekt, deri në detajet e fundit, bashkë me kolegët e tij.

Çdo punë, pavarësisht nga madhësia, merr formë pas një periudhe të gjatë krijimi, të forcuar nga hulumtimi mbi strukturën, përbërjen, ngjyrën, ambientin, kontekstin dhe historinë rreth një projekti. Ai i objektivizon këto efekte impresioniste përmes zgjedhjeve të guximshme dhe udhëzimeve të forta.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15214″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Asgjë nuk i shpëton syrit të tij. Ai dizajnon gjithashtu mobilje dhe ndriçues për hapësirat e tij arkitekturore, për të rivendosur bukurinë dhe qëllimin ndaj objektit, duke u bërë kështu pjesë e historisë së tërësisë arkitektonike.

Duke shfrytëzuar procesin e tij të mendimit dhe shijen e tij si koleksionist, apo si arkitekt i lëvizjes moderniste, ai vendosi të krijojë koleksionin e tij të parë të mobiljeve me edicion të kufizuar nën titullin “modernist”: “Unë jam i gatshëm të përgjigjem për një mobilje nëse ajo arrin të tregojë një histori, historinë time.”[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15216″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Mermeri është një nga materialet e preferuara të Dirandit, por në një formë të rrumbullakosur dhe të mprehtë dhe jo të ashpër. Në restorantin Monsieur Bleu në Paris, Dirand i veshi kolltuqet anës mureve me mermer të gjelbër Connemara, me pemë të harlisura që duken në kopshtin e gjallë të restorantit.  Në një projekt tjetër, në butikun Pucci, tryeza është frymëzuar nga vitet ’70 dhe është bërë nga i njëjti gur që arkitekti e vuri re në pallatin Firence të familjes aristokratike të modës së shekullit 18.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15218″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Mbi të gjitha, shënimet e Dirandit, projektet e tij, të pasura me mjeshtëri, janë të balancuara mirë dhe të ndjeshme dhe jo kalimtare. “Jetojmë në një periudhë konsumi, por ne duam të krijojmë gjëra që zgjasin.”[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15223″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: josephdirand.com; architecturaldigest.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment