Arkiva

Architects of Albania Matilda Pando

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Një përshkrim të shkurtër rreth jush…

[/vc_column_text][vc_column_text]Matilda është një arkitekte shqiptare. Pas interesimit të saj për vizatim dhe arkitekturë, Pando filloi studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës në 1996. Karriera e saj si arkitekte filloi në Tiranë në fund të viteve 2001, duke mbajtur pozicione në studiot e ndryshme arkitekturore.

Bashkëthemeluese e “ARCHISTUDIO”, që prej vitit 2008; me një përvojë të gjatë në dizajn dhe bashkëpunime të rëndësishme me kompani ndërtimi vendase dhe të huaja dhe me studio dizajni. Gjatë një periudhe katër vjeçare, ajo ka udhëhequr Drejtorinë e Planifikimit Ligjor, në Bashkinë e Tiranës, dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në Ministrinë e Zhvillimit Urban, si konsulente, në hartimin e projektit “Ndërhyrje urgjente për rehabilitimin dhe mbrojtjen e mjedisit bregdetar “. Matilda u zgjodh anëtare e Bordit të “Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë” (AAA) në zgjedhjet e 2016 të Asamblesë së Përgjithshme.

Archistudio është një grup arkitektësh me qendër në Tiranë, e fokusuar në fushat e arkitekturës, dizajnit të brendshëm, urbanistikës, kërkimit dhe zhvillimit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11070″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Pse keni zgjedhur Arkitekturën? Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni?

[/vc_column_text][vc_column_text]Duket se ka qenë e destinuar. Mendoj që e kam përjetuar më parë pa menduar për të.

Kur isha fare e vogël kaloja shumë kohë, duke vizatuar dhe shkruar.  Ishte objektiv pa qëllim konkret atëherë. Vizatoja çdo mbasdite me një frymë dhe shihja orën vazhdimisht të lija pak kohë për të lexuar për shkollën.

Ndërkohë gjatë mësimit vizatoja miniatuara të portreteve të mësuesve. Kjo ra në sy fillimisht. Pastaj portetret u deformuan në kuba, kubat përpjestoheshin në perspektivë.

Praktikova pikturën për 4 vite në studion e një artisti, por nuk kisha qëllim të ndiqja liceun.

E dija ndërkohë që do të bëhesha arkitekte.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11072″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”11073″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti i cili ju përfaqëson më së miri?

[/vc_column_text][vc_column_text]Arkitektura në perceptimin tim sot, është një sferë e pavarur, e cila shkon pertej mbështetjes fizike. E vetmja mardhënie fizike që ka, është ajo me jetën, me kohën dhe kontekstin. Kjo e bën të qëndrueshme.

Arkitektura krijohet ndërkohë mendojmë materialet, lëvizjen, tingujt, dritën dhe atmosferën që krijohet brenda dhe jashtë saj.

Nuk di ende nëse arkitektura duhet të jetë e pritshme ose jo, për shumë nuk është ky qëllimi objektiv. Për mua disa objekte,  në periudhën e modernizmit por dhe përgjatë shek. XX, janë përtej pritshmërisë.

Projekti që të përfaqëson më së miri?

Ka disa projekte. Të tjera janë në proces. Nuk mendoj se jam e përfaqësuar më një punë të vetme. Apo ende plotësisht e përfaqësuar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11075″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”11076″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrierës, e vlefshme edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

[/vc_column_text][vc_column_text]Unë jam shumë kritike ndaj vetes dhe skeptike shpesh herë.

Ndërkohë, mendoj se këshilla më e mirë që mund ti drejtoj një arkitekteje të re, është të mos jetojë në një mjedis të mjaftueshëm. Nuk mendoj në fakt se duhet të diferencoj këtu gjinitë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11078″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”11077″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”11071″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”11082″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment