Arkiva

Architects of Albania Ingrid Martini

[vc_row][vc_column][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Një përshkrim të shkurtër rreth jush…

[/vc_column_text][vc_column_text]Unë jam një arkitekte e profilizuar në Interior Design. Punoj në studion time që prej vitit 2014. Para kësaj periudhe, kam punuar në 2 studio të tjera, të ndodhura brenda strukturës së një showroomi mobiljesh importi, për rreth 12 vite. Përkatesisht, 4 dhe 8 vite. Pra, kam rreth 18 vite pune në fushën e interierit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Pse keni zgjedhur arkitekturën? Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni?

[/vc_column_text][vc_column_text]Nuk kam një arsye specifike. Viti kur unë duhej të zgjidhja degën e studimit dhe se ku të konkuroja, ka qenë një vit i vështirë. Bëhet fjalë për vitin ‘97. Në atë kohë burimi i informacionit që ne kishim akses, ishte shumë i kufizuar ( i paimagjinueshëm për kohën e sotme). Një familje , mike e familjes time, kishte një vajzë që studionte një vit para meje në gjimnaz, e cila zgjodhi pikërisht këtë degë. Mua më tingëlloi se më përkiste kur e dëgjova. E kam zgjedhur shumë instiktivisht.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”11057″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”11060″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center” onclick=”custom_link” link=”https://pikark.com/sq/interier_nga_ingrid_martini/”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti juaj i cili ju përfaqëson më së miri?

[/vc_column_text][vc_column_text]Unë mendoj se më anë të profesionit që në ushtrojmë, ndikojmë në mënyrë të mirëfilltë në cilësinë e jetës së shumë njerëzve. Kjo e bën këtë punë kaq të dashur, të ngarkuar edhe me shumë përgjegjësi.

Mendoj se është e një rëndësie thelbësore që arkitektura ( e jashtme, ose e brendshme) të jetë kompatibël me mënyrën tonë të jetesës.  Ka shumë rëndësi që në fokus të jetë njeriu dhe anatomia e tij, lëvizjet e tij, përtej faktit të të qenurit estetikisht i kuruar, në një projekt.

Është shumë e rëndësishme, në optikën time, fakti i të paturit stil, karakter, “shtyllë kurrizore”. Pavarësisht, e përkthyer kjo në finitura të varfra, të thjeshta, të prekshme, mundësisht jo intimiduese e pa salltanete.

Një tjetër detaj,  që dëshiroj shumë të sjell në vëmendje është ruajtja e memories, e kujtesës, në arkitekturë e në interier. Megjithëse me një background jo shumë të pasur, por ndoshta aq më shumë për këtë arsye, duhet të ruajmë e të trashëgojmë sa më shumë nga kjo pasuri, që për fat të keq po zhduket dalëngadalë. Ne kemi identitetin tonë, të cilin po të perpiqemi ta shohim më pak me shumë dashuri, mund të krijojmë vepra po aq unike, sa ato që na frymëzojnë nëpër portale apo revista.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11058″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrierës, e vlefshme edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

[/vc_column_text][vc_column_text]Do të ishte thjesht një Quote , që mua personalisht, ma kanë dhënë në verën kur përgatitesha të futesha në konkurs :

“Do your thing. Listen to your inner voice.”, e mos e krahaso veten me askënd tjetër. Jemi të gjithë të ndryshëm , por bota prandaj është kaq e bukur, sepse është kaq e larmishme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”5844″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center” onclick=”custom_link” link=”https://pikark.com/sq/a-timeless-apartment/”][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment