Arkiva

Architects of Albania Doriana (Bozgo) Bleta

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Një përshkrim të shkurtër rreth jush…

[/vc_column_text][vc_column_text]Kam mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë në 1999. Në periudhën 2001 – 2004 kam qenë koordinatore për projektet e financuar nga Soros në kuadrin e programit Tirana – 2000 (AEDP).

Prej vitit 2005, jap mësim si lektore në lëndët studio 1, 2 dhe Arkitekturë Interieri në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës pranë Univerisitetit Politeknik të Tiranës. Që prej vitit 2000 jam bashkëthemeluese e Studio B&L së bashku me Roland Lika dhe Ermal Bleta.

Gjatë këtyre viteve, nisur dhe nga rrethanat që më lidhin sa me botën akademike aq dhe me atë aplikative të profesionit, jam përpjekur që këto dy dimensione të ndikojnë tek njëri- tjetri.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11065″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center” onclick=”custom_link” link=”https://pikark.com/sq/akademia-residential-in-tirana-2/”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Pse keni zgjedhur arkitekturën? Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni?

[/vc_column_text][vc_column_text]Në fakt e kam zgjedhur me eleminim. Duket si term i pazakontë në përzgjedhjen e profesionit, por edhe ndodh. Duke qenë një person i apasionuar pas dijes, kisha mundësinë e zgjedhjes. Kështu që eleminova mjekësinë, juridikun, ekonomikun etj., dhe vendosa të bëhesha arkitekte. Deri në fund të gjimnazit, talentin e kisha shprehur vetëm nëpërmjet vizatimit të ndonjë luleje. Ajo që tashmë mund ta identifikoj si shprehje të ndjeshmërisë në lidhje me fushën, ishte interesi në lidhje me cilësitë specifike të mjedisit fizik dhe lidhja emocionale me to.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11066″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center” onclick=”custom_link” link=”https://pikark.com/sq/akademia-residential-in-tirana-2/”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti i cili ju përfaqëson më së miri?

[/vc_column_text][vc_column_text]Arkitekturën e mendoj si autoportret. Shpesh herë procesi i projektimit nuk zhvillohet në kushtet e lirisë absolute, por sidoqoftë ajo mbart cilësitë e individit që e projekton. Projektet që kam më përzemër janë dy, njëri prej të cilëve është ndërtuar dhe tjetri fatkeqësisht ka mbetur një projekt-ide e propozuar. Objekti i ndërtuar është një banesë shumë-familjare të cilën ne e quajmë Akademia, nisur nga pozicioni i tij (prapa Akademisë së Arteve). Mund ta konsideroj si një prej punëve më të pjekura të studios, vlerësim ky i shprehur nëpërmjet nominimit për çmimin Aga Khan në vitin 2016. Projekti i dytë është një kërkim mbi mundësitë e formës së ndërtuar në mjedise me karakter të fortë identitar. Projekt – ideja e propozuar, fituese e Future Project Awards, SHARE 2020, trajton mundësinë e zhvillimit të një resorti turistik në bregdetin e jugut të Shqipërisë, nëpërmjet riinterpretimit të gjuhës arkitektonike lokale.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11067″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrierës, e vlefshme edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

[/vc_column_text][vc_column_text]Arkitektura është si sëmundje, dominon përditshmërinë. Në këto kushte, mami ose vjehrra bëhen domosdoshmëri jetike.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11068″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]