Arkiva

Architects of Albania Anila Mandro

[vc_row][vc_column][vc_empty_space][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Një përshkrim të shkurtër rreth jush…

[/vc_column_text][vc_column_text]Kam mbarur studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierise së Ndërtimit dhe Arkitekturës Tiranë në Profilin Urbanistikë. Kam 16 vjet eksperiencë profesionale në projektim dhe studim. Kuptohet që të arrish më të mirën të duhen shumë vite dhe të gjithë këtë frymë menaxhuese, koordinuese dhe krijuese e shprehim në zyrën tonë AGMA studio. Referohem me studion tonë pasi jam koleg me bashkëshortin tim, i cili është arkitekt. Kuptohet që është një sfidë të kesh bashkëshortin dhe koleg pavarësisht se ai shpesh më thotë “Ti je me fat”. Studioja u strukturua që në vitin 2007 dhe që atëherë ka ndërtuar një histori në fushën e projektimit dhe planifikimit urban. Operojmë dhe projektojmë me standarde duke menaxhuar çdo projekt ku secila ka një identitet të veçantë, me një fizibilitet kompleks që përputhet me kërkesën e klientit dhe të tregut.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11023″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Pse keni zgjedhur arkitekturën? Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni?

[/vc_column_text][vc_column_text]Të them të vërtetën as vetë nuk e di… Kur isha në shkollë të mesme ishte koha që duhet të mendoja për universitet dhe isha në dilemë të madhe se ku mund të aplikoja. Mes shokësh shprehnim dëshirat për universitete të ndryshme dhe kur bëhej fjala për arkitekturën ata më drejtoheshin “… ti Anila je për arkitekturë se vizaton shumë bukur…” Nuk kisha shumë njohuri për arkitekturën por nuk e doja thjeshtë se vizatoja bukur e doja për diçka dhe më shumë se aq…Familja ime ka qënë dhe një nga përkrahësit e mi te fortë që unë të vazhdoja këtë degë. Tani mund të them se kisha dhe një shkëndijë…. Mamaja ime do të kishte qënë padyshim një arkitekte e zonja, them se e kam të trashëguar dhe nga ajo. U rrita dhe u arsimova për këtë profesion shumë krijues, intensiv por të mrekullueshëm. Emocioni që merr nga projekimi është i papërshkrueshëm, frymëzimi të vjen shumë natyrshëm, të vjen nga një këngë, nga një punë e mirë e realizuar nga një koleg, nga një skulpturë apo pikturë. I dua sfidat, zgjidhjen e problematikave, por më kuptoni është kënaqësi më vete të përjetosh lumturinë dhe gëzimin e klientëve duke i bërë pjesë e projektimit e deri në pikën kur ata e shohim të bërë realitet.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11024″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti i cili ju përfaqëson më së miri?

[/vc_column_text][vc_column_text]Më kujtohet në fillimet e para të shkollimit ku profesorët mundoheshin të na shpjegonin se “Ç’është arkitektura”. Është art? Shkencë? Matematikë? Teknologji? Apo Biznes? Dhe përgjigjen mundohesha ta gjeja tek përshkrimet e punëve të tyre. Jemi mësuar ta përkufizojmë atë sipas mësimeve klasike, si një bashkërenditje e qëndrueshmërisë, funksionalitetit dhe estetikës, po ajo është shumë më tepër se aq, është një pasion është një thirrje e brendshme që të kumbon nga brenda e jeton bashkë me ty, merr frymë bashkë me ty, lumturohet e hidhërohet po bashkë me ty.

Integrimi i ekulibruar e kësaj ndjeshmërie artistike së bashku me metodologjinë shkencore dhe aplikimi i tyre, sjell krijimin e një arkitekture të shkëlqyer.

Vazhdimi i luftës për ta kuptuar Arkitekturën si një sfidë, na ndihmon për të na mbajtur të ndershëm të gjithëve ne si arkitektë. Ajo duhet trajtuar si një degë që u vjen në ndihmë komunitetit dhe natyrës. Të gjitha emocionet reflektohen në një art të fuqishëm, që qëndron para nesh si një shprehje e përhershme e vlerave të shoqërisë në një pikë të caktuar kohe.

Shpesh herë kur projektojmë, duhet të analizojmë në mënyrë efektive organizimin e elementeve, materialet e ndertimit, detajet, funksionalitetin e një sërë kriteresh, janë këto veti që e bëjnë objektin e çfarëdolloji qoftë,  më të qëndrueshëm e më të pëlqyer.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrierës, e vlefshme edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

[/vc_column_text][vc_column_text]Duke qënë se është një profesion që më shumë e ndiej se sa e dua, do vazhdoja ti jepja këshilla vetes dhe jo vetëm vajzave e grave, por çdokujt që mund të bëhet arkitekt.

Arkitektura ka të bëjë me mirëqënien tonë e duke qënë e tillë duhet të jemi të gatshëm të punojmë shumë e me përgjegjshmëri. Të jesh i përkushtuar në karrierën tënde është një faktor i rëndësishëm për çdo profesion, por me arkitekturën, duhet të jesh i gatshëm për më shumë kohë, orët e zgjatura në studio, netët pa gjumë, të gjitha të pasqyruara mbi letër. Arkitektura ka gjuhën e saj e jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë atë. Sa herë na ka ndodhur të jemi përpara një pikture apo skulpture për të kuptuar domethënien e autorit, e njëjta gjë ndodh dhe me ne, prandaj është një sfidë që mbi atë letër e netëve pa gjumë të kemi sqaruar ato vija siç shpesh i quan klienti.

Profesioni kërkon praktikë dhe përvojë dhe për të kuptuar plotësisht kënaqësinë e kesaj  përvoje kërkon njohje, në formën e vëmendjes ndaj detajeve dhe të kuptuarit të këtyre objekteve. Ndaj është shumë e rëndësishme të mësuarit e vleresimit të një objekti arkitektonik për të kuptuar stilin, forcën, qëndrueshmërinë, funksionalitetin ,materialet e përdorura, zhvillimin social në kohën kur është ndërtuar etj, dhe kur kemi arritur këtë themi se e kemi fituar të drejtën për t’u quajtur arkitekt,  që nuk jemi vetëm të aftë por dhe një pasuri e shtuar e këtij profesioni. Mendoj se duhet të rrisim kontributin e femrave në profesion duke promovuar modele, duke inkurajuar respekt, diversitet dhe barazi në praktikë. Frymëzimi që ndjejmë nga çdo gjë e mirë në këtë botë, qetësia që na karakterizon, na bën të mundur që të jemi zgjidhja shumë  problemeve në mënyra të reja dhe unike, dhe njëkohësisht duke i frymëzuar ato për zgjidhjet e tyre krijuese.

Do rradhisja disa projekte ku secili ka veçantinë të shprehi kohën kur është ndërtuar.

Mes tyre do veçoja Vilën Individuale Hoxha, nominuar në short list në European Union Prize for Contemporary Architecture Mies van Der Rohe Award.

Si dhe fituese në  e çmimit  BIG SEE ARCHITECTURE AWARD 2019[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11097″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Më poshtë po ju sjell dhe dy vila që janë në proces ndërtimi.

1. EK House, një vilë residenciale e ndërtuar në Armath  të Durrësit. Ideja kryesore e projektit është krijimi i një ndërtese me dy vëllime të qarta të dallueshme, në formë dhe materiale, të cilat lidhen me veten e tyre duke i zbrazur ato si një skulpturë, duke përdorur oborre dhe lartësi të dyfishta.

Vila zhvillohet në dy kate ,ku në katin përdhe janë shpërdarë funksionet sipas orintimit të saj. Kati i parë përmban programin kolektiv të shtëpisë, dhomës së ndenjes, nyje sanitare, dhomë TV, lavanderi, ambjent gatimi, ambjente teknike. Zona e natës  është  pozicionuar  në katin e dytë të vilës me orientim nga  pjesa perëndimore dhe lindore, të bollshme me dritë natyrale, dhomë të tipit suite me garderobë e nyje sanitare private, dhoma gjumi për fëmijë, ambjent çlodhës. Kafazi i shkallëve, me konstruksion beton arme dhe veshje xham struktural, ngrihet dhe ka dalje në nivelin më të lartë në tarracë, e cila është e shfrytëzueshme. Pozicionimi i saj e bën të mundur shfrytëzimin e plotë të dritës natyrale. Materialet e qëndrueshme të aplikuara në vilë, e bëjnë atë më të ngrohtë e plot jetë.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11033″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]2. E vendosur në pikën më të lartë të një kodre të fshatit Petrelë, Mera House, është një shtëpi ekzistuese e papërfundur, e ndërtuar në vitin 2010. Arkitektura ekzistuese që ajo përfaqësonte ishte me mure masive guri, e cila  lidhet me bukurinë natyrore që të ofron fshati Petrelë. Prandaj, nga rehabilitimi që bëmë në shtëpi, u munduam që struktura origjinale të lidhet shumë natyrshëm me propozimet në përmirësimin konstruktiv, funksional dhe estetik. Tani ato kanë krijuar një hapësirë të madhe banimi me çati me konstruksion druri, me veshje me panele alumini, ngjyrë antracite. Një sallë ndenje e me vetrata të larta në katin përdhe  dhe ambjent gatimi,  sigurojnë që të gjithë të kenë hapësirën e tyre.

Të gjitha ambjentet e vilës  plotësojnë më së miri normat e projektimit. Ato janë projektuar duke shfrytëzuar në mënyrë efikase dritën natyrale, diellëzimin, veshjet e fasadave me element të tillë që humbjet e energjisë të jenë sa më të vogla, si dhe kushtet sizmike, duke i’u përshtatur në këtë mënyrë dhe kërkesave të investitorit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”11030″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”11026″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11018″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment