Shkolla Amerikane e Kosovës nga Maden Group

Shkolla Amerikane e Kosovës nga Maden Group

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt/e:
Vendi:
Status:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Shkolla Amerikane e Kosoves
Instuticion arsimoyr
Maden Group
Maden Group
Shkabaj, Kosovo
Ndërtuar
2018
6605.0 m2
2
Creative Fields
Ideal Lux light, Knauf, Alpina, B&T design, Orendi furniture

Të jesh fëmijë dhe madje një adoleshent është padyshim një ndjenjë e veçantë, ndjesia e të qenurit pa asnjë shqetësim. Entuziazmi që fëmijët tanë të kenë kushte më të mira për arsim, ku dëshirojnë të shkojnë në kampus me qejf, ka qenë motivi kryesor për të krijuar një mjedis pozitiv dhe energjik. Shkolla tani përveç mësimit është një lojë, argëtim dhe gjithçka tjetër, faktorë që e bëjnë mësimin më tërheqës.

Hapësira multifunksionale ku zhvillohen shumë qëllime në një vend, ndriçimi natyror në secilën hapësirë, shumëllojshmëria e ngjyrave dhe përfshirja e gjelbërimit në interior, janë disa nga komponentët që karakterizojnë kampusin e ri të Shkollës Amerikane të Kosovës.

 Oborri është i pasuruar me oaze rrethore, të cilët në disa raste janë të gjelbër dhe në disa raste të mbushur me lojëra për fëmijë, të gjitha të ndërlidhura. Gjithashtu, është i pasuruar me amfiteatër për shumë qëllime, terren të hapur për sporte të ndryshme dhe terrene të mbyllura. Këto përfshijnë një sipërfaqe prej 2670 m2, duke i dhënë kështu emrin Kampus.

Kopshti i fëmijëve karakterizohet nga galeria qëndrore, e cila lidh të gjitha hapësirat përreth së bashku me atriumin e brendshëm, brenda së cilës rritet një pemë ulliri shumë vjeçare. Kjo pemë bën përshtypje se do të jetë aty dhe do të përcillet nga brezi në brez! Ulliri i njeh të gjithë nxënësit, e di se cili prej tyre do të jetë udhëheqësi i së ardhmes! Herë pas here, jep përshtypjen e një gjyshi që shfaq dashuri nga jashtë. Ndriçimi që vjen nga lart shton vlera artistike në galeri dhe krijon hapësirë për shumë funksione, me një fjalë krijon jetë.

Çerdhja është konceptuar në dy seksione me funksione të veçanta, të bazuara në standardet e institucioneve arsimore dhe ka një sipërfaqe prej 1480 m2.

Duke marrë parasysh që shkolla e mesme u kushtohet adoleshentëve, sigurisht që është një mjedis me një sipërfaqe më të madhe që arrin 6605 m2. Shkolla karakterizohet nga elemente të zgjeruara, horizontale dhe vertikale.

Kati nëntokë është i organizuar me ambjente teknike, laboratorë dhe ka kuzhinë së bashku me mensën.

Kati i parë, ku ndodhet dhe hyrja kryesore si një element i rëndësishëm me një hapësirë mjaft fleksibël, mundëson që të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Kjo hapësirë është e mbushur me gjelbërim dhe ka një auditor me tre galeri, i cili lidh tre katet e sipërme. Galeritë dhe auditori janë të ekspozuara nga ndriçimi natyror, që e bëjnë shkollën të funksionojë si tërësi.

Çdo seksion ka ngjyrën e vet karakteristike, duke dhënë identitete të ndryshme për secilën prej tyre. Ndërsa nga galeritë, loja e ngjyrave perceptohet si një tërësi.

Mbi të gjitha, kampusi do të kualifikohet i përfunduar kur të mbaroj ndërtimi i objektit të shkollës fillore dhe objekti multifunksional.

post a comment

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial