Arkiva

Ameluna Artemide

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Artemide dhe Mercedes-Benz janë të famshëm për ekskluzivitetin e dizajnit të tyre dhe krijimit të ikonave. Dy udhëheqësit ndërkombëtarë në profilet e tyre përkatëse hyjnë në partneritet për të prodhuar sinergji të reja. Dizajni i Artemide dhe Mercedes-Benz ka qenë tradicionalisht i fokusuar te qeniet njerëzore, përvoja dhe ndërveprimi i tyre. Përmes cilësisë së lartë të prodhimit dhe një vizioni të madh novator, dizajni, i bazuar në vlera etike dhe të qëndrueshme, është i aftë të formojë produkte të bukura e të qëndrueshme. Një rezultat mbresëlënës dhe i papritur mishëron aftësinë ndriçuese të Artemide të kombinuar me tiparin dallues të stilit të Mercedes-Benz mbi format dhe materialin.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”10724″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ameluna është një kombinim i Artemide, Mercedes-Benz dhe “luna”, ku në italisht do të thotë hënë. Kjo është një histori që tejkalon dhe vetë objektin. Ameluna ndërthur bukurinë dhe inteligjencën. Përmes një forme transparente dhe një drite dinamike, ajo krijon një numër të shumtë skenarësh ndriçimi. Ndërveprimi midis formave të pastra dhe vëllimit asimetrik shkakton një tension dinamik dhe thellësisht emocional.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10728″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ameluna shpalos një sistem inovativ optoelektronik të integruar në kornizën transparente të saj. Me përdorimin e thjeshtë të një aplikacioni të posaçëm, Ameluna mund të memorizojë performancën e ndriçimit në “Kryeveprën e inteligjencës” së Mercedes E-class të ri dhe të kopjojë të njëjtën atmosferë ndriçimi në çdo hapësirë ​​tjetër. Çdo ambjent i brendshëm, qoftë ai një makinë apo hapësirë ​​personale ose publike, mund të jetë pjesë e “Internetit të Gjërave”. Kjo mund të mundësojë që drita të ndjek përvojat dhe skenarët njerëzorë. Një projekt i ri ku drita krijon si eksperienca ashtu dhe ndërveprim.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10722″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: artemide.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment