Arkiva

5 reasons to choose architecture

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]Kohët e fundit kemi parë shumë artikuj se “pse nuk duhet të bëhesh arkitekt”.
Sipas revistës Forbes, Arkitekti zë vendin e 12 në listën e tyre të profesioneve më të dashura. Nqs do te bëhesh një arkitekt, por internet ju jep arsye për të mos u bërë, më poshtë kemi listuar 5 arsye se pse duhet të zgjedhësh arkitekturën.[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

  1. Është një mënyrë jetese, jo një punë.

Kur bëhesh arkitekt fillon të mendosh për arkitekturen gjatë gjithë kohës. Madje edhe rruga ku kalon cdo ditë për në shtëpi duket ndryshe. I kushton më shumë rëndësi materialeve, ndricimit, formave dhe volumeve. Edhe nqs po planifikon të udhëtosh, tashmë e di se cfarë vendesh të vizitosh dhe cilat ndërtesa të famshme të shikosh.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]2. Mund te bëhesh shefi i vetes tënde

Sipas statistikave, 1 në 4 arkitekt janë të vetëpunësuar. Nëse nuk të pëlqen të marrësh urdhra nga dikush tjetër, mund të krijosh firmën tënde. Ky opsion të lejon të jesh më i lirshëm dhe fleksibël në zgjedhjen e një llojshmërie projektesh, të cfarëdo madhësie. Gjithashtu je i lirë për të marr pjesë në konkurse arkitekture dhe të fitosh i vetëm projekte të rëndësishme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]3. Variatete të ndryshme brenda profesionit

Të jesh arkitekt do të thotë të jesh artist. Dhe artisti vet mund të bëj cdo gjë që ka lidhje me dizajnin. Edhe pse diploma të jep titullin Arkitekt, ti mund të bësh edhe gjëra të tjera përvecëse të projektosh ndërtesa. Ti mund të jesh fotograf, piktor, graphic/web/fashion designer, konstuktor apo urbanist. Mjafton të studiosh në Arkitekturë dhe të kesh pak dell artistik.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]4. Mund të sjellësh artin në jetë

Kurrë mos e nënvlerso fuqinë e dizajnit. Frank Gehry ka thënë: “Arkitektura duhet të flasë për kohën dhe vendin e saj, por duhet të jetë e etur për pafundësi.” Disa projekte janë thjesht ndërtesa, ndërsa të tjerë janë shumë më shumë…ata janë art, art i gjallë që jeton mes njerzve.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]5. Mundësi të mëdha fitimi

Më e rëndësishmja, profesioni i arkitektit ka mundësi të mëdha fitimi. Nëse sapo je diplomuar dhe po kërkon një punë si arkitekt, mos u demoralizo (mos harro të dërgosh CV-në tënde në Pikark). Ndërsa pagat për arkitektët e rinj rezultojnë të jenë të ulta në varësi të trajnimit dhe edukimit në profesion tjetër, paga rritet gradualisht me eksperiencën.
Me eksperiencë të mirë vijnë dhe të ardhura të mëdha![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Extra. Mund të veshim cdo gjë dhe përsëri dukemi bukur.

Njerzit presin që ne, arkitektët, të jemi ndryshe dhe me stil. Ne mund te veshim syze apo kapele të cuditshme si dhe rroba të cuditshme sepse thjesht mundemi. Por duhet të jesh kreativ ndryshe do të duhet ta fitosh këtë dhunti.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment