Arkiva

3 Japanese house concepts to borrow in design

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Këto muajt e fundit, kemi përjetur çdo centimetër të shtëpisë, e cila është transformuar në zyrë, bar, kinema, palestër, etj. duke zbuluar potenciale të reja për banesat tona, por  a nevojitet që ky potencial të përkthehet edhe në projektim?

A do ndryshojnë apartamentet, shtëpitë tona për t’u përshtatur me realietet e reja që na kanosen? A janë shtëpitë tona aktuale të afta të ofrojnë komfortin e duhur fizik dhe psikologjik për të përballuar qëndrimin me ditë të tëra në izolim? Dhe më kryesorja, a do të ndryshojë mënyra se si projektojmë shtëpitë tona në një botë pas pandemisë?

“Ndërsa një katastrofë afrohet, kaosi nxit  krijimtarinë.”

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”13634″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ne, si qënie, kemi ditur gjithmonë të përshtatemi, por bashkë me ne përshtaten ambientet tona të përditshmërisë dhe përdorimi i tyre. Besoj se një pjesë e madhe e njerëzve, kanë hasur probleme për të punuar nga shtëpia, e para një hapësirë e mirëfilltë pune është  gjithmonë një zgjedhje dytësore, një zgjatim në sallon apo në dhomën e gjumit, duke e bërë të vështirë përqëndrimin dhe komfortin, sidomos nëse ka fëmijë nëpër shtëpi.

Gjithashtu në  kulturën mesdhetare jeta zhvillohet kryesisht “në rrugë”, madje dhe punët e zyrës shpesh zhvendosen në kafene, kështu që natyrshëm  zyra-shtëpi nuk konsiderohej më parë si një opsion, por pandemia e shkaktuar nga Covid-19 nxorri në pah mundësi të reja rreth mënyrës së përdorimit të shtëpisë sonë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Njeriu ka mbijetuar mijërave vjet, pavarësisht ndryshimeve klimaterike, katastrofave apo dhe pandemive, pikërisht nga aftësia për t’u përshtatur falë fleksibilitetit. I njëjti fleksibilitet që nevojitet për të mbijetuar do të duhet ta ofrojnë dhe ambjentet tona të  punës dhe jetesës. Në fakt në kohë të tilla, kur katastrofa mund të jetë e afërt, kaosi nxit  krijimtarinë[1] dhe përballë një situate të tillë, krijimtaria në përshtatjen me balancat e reja kthehet në domodoshmëri.

Hulumtimi i kohës gjatë karantinës, nxorri në pah ngurtësinë e hapësirave ku jetojmë, pamundësinë e përdorimit të ambienteve nga disa njerëz njëkohësisht për qëllime të ndryshme, prandaj ne po ju paraqesim tre ndryshime thelbësore që i konsiderojmë të nevojshme:[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13633″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

  1. Rrjedhshmëria e hapësirave dhe fleksibiliteti

[/vc_column_text][vc_column_text]Natyrshëm vëmëndja jonë shkoi drejt shtëpive modulare dhe fleksibël, drejt konceptit të shtëpive Japoneze, filozofia e krijimit  të cilave është bazuar mbi  faktin se njeriu duhet të mësojë të bashkëjetojë me rreziqet që i kanosen, dhe duke folur për Japoninë, konkretisht bëhet fjalë për fenomene si: tërmete, tsunami, etj.

Një nga tiparet kryesore të shtëpive japoneze është  fleksibilitetit  apo liria. Siç theksohet dhe nga arkitekti Antonin Raymond, i cili shkoi në Japoni për të punuar me Frank Lloyd Wrigh: “Shtëpia japoneze është çuditërisht e lirë. Natës dhe gjatë dimrit, dikush mund të injorojë botën dhe të kyçet brënda duke e kthyer interierin në një kuti të ndarë në dhoma. Pastaj në verë, njeriu hap të gjitha dyert e stuhisë, ndarëset dhe dyert rrëshqitëse dhe shtëpia bëhet e lehtë sa një tendë, nëpër të cilën ajri kalon lirisht”. [2]

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Modulariteti ofron lirinë e duhur për modifikimet e kërkuara, duke shpërbërë, bashkuar apo dhe interguar hapësirat me njëra tjetrën, si në një lojë lego, në fuknsion të nevojave. Në hapësirat e moduluara mbi njësinë e tatamit (shtroje në Japoni e bazuar në njësinë e njeriut), një dhomë transformohet në ambient ngrënie, sallon apo dhe dhomë gjumi duke krijuar një rrjedhshmëri në hapësirë, e cila modifikohet lehtësishtnga lëvizjet e paneleve ndarëse rrëshqitesë, duke sfumuar kështu limitet midis hapësirave.

E sigurtë që njerëzit sot e vlerësojnë shtëpinë e tyre më shumë se më përpara dhe synimi do të jetë të krijojnë hapësira me fuksionale dhe të rrjedhshme karshi qëllimeve të tyre.[3]

Sa nga ne kanë lirinë të transformojnë sallonin e tyre të ngrënies kaq lehtë? Mos duhet të ndryshojmë perceptimin tonë mbi muret ndarës,  duke i transformuar nga elemente të ngurtë  e masive në elementë të lehtë dhe të lëvizshëm, të cilët lejojnë lehtësisht ravijëzimin e hapësirave të reja në përputhje me kërkesat e njeriut bashkëkohorë?[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13638″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

  1. Minimalizmi si mënyrë e re jetese

[/vc_column_text][vc_column_text]Fakti që ne bejmë pjesë në një kulturë konsumatore, mesazhi që marrim në mënyrë konstante është nevoja për të blerë, e cila përkthehet dhe në ambjentet e shtëpive tona të tejmbshura me objekte, produkte të cilat i përdorim shumë rrallë ose aspak dhe shpesh bëhen burim stresi. Një hap domethënës për të krijuar lehtësi në përshtatje të ambienteve, do ishte përqafimi i një qasje minimaliste ndaj jetës dhe arredimit të shtëpive tona duke u frymëzuar pikërisht nga kultura e shtëpive japoneze:

“Meqenëse dhomat përmbajnë mobilje të vogla që do të diktonin një përdorim specifik, siç është dhoma e gjumit ose dhoma e ngrënies, ato zakonisht zhvilloheshin si hapësira fleksibël me shumë qëllime sesa për një aktivitet të vetëm. Mungesa e mobiljeve të mëdha përforcon fleksibilitetin e vazhdueshëm funksional, i cili është një rrethanë shumë e rëndësishme e ndërtesave tradicionale japoneze, veçanërisht shtëpive.“[4]

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13639″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Jo vetëm kultura japoneze, por një jetë me më shumë kuptim dhe me më pak “gjëra” është origjina e  lëvizjes Minimaliste, https://www.theminimalists.com/about/

Praktikisht, jeton në mendësinë e thënies së famshme të Mies Van de Rohe, Less is More, duke vënë në funksion shprehjen e shqipëruar “Më pak do të thotë më shumë”, por e përkthyer jo vetëm në dekoret e ndërtesave, por edhe në zgjedhjet e përditshme, duke eleminuar “zbukurimet” për të  glorifikuar esencën, duke u fokusuar në eksperiencat që ndihmojnë në zhvillim personal, profesional e njerëzor dhe jo në botën materiale.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13637″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

  1. Shtëpi më dashamirëse ndaj natyrës, jo vetëm me përfshirjen e saj, por edhe me projektimin me materiale miqësore ndaj mjedisit

[/vc_column_text][vc_column_text]Me kufizimin e lirisë për të dalë, nevoja për të sjellë natyrën në shtëpitë tona mori një tjetër peshë, duke i bërë njerëzit më krijues dhe të interesuar për të patur një pjesëz të natyrës si element permanent në shtëpitë e tyre. Mbetjet të një dogme të imponuar në projektim vazhdojnë të modifikojnë hapësirat e shtëpive tona,  dhe  nevoja për liri dhe hapësirë rezulton në mbylljen e ballkoneve dhe llozhave dhe shfrytëzimi i të cilave  është totalisht sporadik. Me rrezikun tashmë të një mbyllje të mundshme, prezenca dhe funskionaliteti i këtyre hapësirave është  një domosdoshmëri jetësore.

Pikërisht, do të duhej që këto hapësira të ndërmjetme të mundësonin qajse më të afërt me natyrën, jo vetëm nga ana estetike por edhe funskionale duke nxitur krijimin e mini kopshteve apo mini-bahçeve urbane për të kultivuar një hobi të ri apo dhe produkte për konsum.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Gjithmonë e më shumë, interesi për të sjellë natyrën brenda ambienteve ku jetojmë është në rritje, gjë e cila duhet të reflektohet jo vetëm në  projektimin e hapësirave, por edhe në përdorimin e materialeve vendase, si guri apo druri, për të integruar mejdisin natyror me arkitekturën. Pikërisht e frymëzuar nga simbioza e balanacuar midis natyrës dhe arkitekturës që e hasim në shtëpinë Japoneze. Natyrisht këto janë disa pika reflektimi ndaj një modeli që ka frymëzuar dhe arkitekturën moderne, siç ka konstatuar dhe Bruno Taut gjatë vizitës së tij në Japoni në vitin 1933, “arkitektura japoneze ka qenë gjithmonë moderne “.

Mantrat e Bauhaus, si “forma ndjek funksionin apo “më pak është më shumë”, si dhe idetë bashkëkohore tëmodularitetit, parafabrikimit dhe standartizimit kanë qenë pjesë e traditës së ndërtimit japonez.[5]

Natyrisht, ne kemi shembuj në arkitekturën tradicionale dhe qasjen ndaj natyrës nga ku mundet të nisemi për të rikonceptuar hapësirat e reja të njeriut bashkëkohor. A do arrijmë të krijojmë një kthesë pozitive në përballjen me kërkesat e një jetese të re?[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13640″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text][1] https://www.architectural-review.com/essays/reviews/exhibitions/designing-for-the-moment-on-70-years-of-japanese-house-architecture/10021328.article

[2] Excerpt from: Geeta Mehta. “Traditional Japanese Architecture”

[3] https://www.dwell.com/article/architects-say-coronavirus-covid-19-pandemic-will-change-home-design-ee29c873

[4] Excerpt from: Mira Locher. “Traditional Japanese Architecture”

[5] Excerpt from: Geeta Mehta. “Traditional Japanese Architecture”

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment